RAPORTE TË DETAJUARA MBI TREGUN E TELEKOMUNIKACIONIT DHE OPERATORËT LIDER NË MEDIA DHE TEKNOLOGJI

Shërbimet

Sondazhe mbi telekomunikacionin në tërësi

Sondazhe mbi telekomunikacionin në tërësi, të cilët eksplorojnë shërbimet dhe pajisjet e telekomunikacionit në përdorim nga klientët. Këto sondazhe masin sjelljen e konsumatorëve të shërbimeve të televizionit, të Internetit si dhe të telefonisë, duke vëzhguar nga afër mënyrën se si konsumohet përmbajtja në këtë industri.

Raporte të personalizuara

Raporte të personalizuara për grupet e ndryshme të interesit në indstrinë e telekomunikacionit. Raportet realizohen pas përpunimit dhe analizës së të dhënave të mbledhura nga sondazhet dhe vlerësimet e konsumatorëve përgjatë periudhave të ndryshme studimi. Këto raporte ndihmojnë operatorët, si dhe rregullatorët në përcaktimin e strategjive dhe investimeve në të ardhmen.

Studime mbi shpenzimet e konsumatorëve

Studime mbi shpenzimet e konsumatorëve në shërbimet e telekomunikacionit, të cilat pasqyrojnë sjelljen e konsumatorëve duke i ndarë ata në grupe të ndryshme në bazë të shpenzimeve në shërbime dhe pajisje të ndryshme. Këto studime realizohen duke kombinuar çmimet e tregut, informacionet e ofruara nga operatorët e ndryshëm si dhe rezultatet e sondazheve me vetë konsumatoroët e grupeve të ndryshme demografike.

Portfoli

Raporte dhe Studime

Analizë mbi besnikërinë e klientëve ne industrinë e telekomunikaconit në Shqipëri

Ky studim jep një këndveshtrim mbi konceptin e besnikërisë në industrinë e telekomunikacionit. Qëllimi është krijimi i një instrumenti matës për besnikërinë e klientëve në tregun e komunikimit ‘mobile’ në Shqipëri dhe eksplorimi i marrëdhënies midis tij dhe faktorëve ndikues të ndryshëm, duke marrë në konsideratë mungesën e studimeve të ngjashme. Raporti analizon rolin e treguesëve si cilësia e shërbimit, kënaqësia e klientëve dhe imazhi i kompanisë, si faktorë kyç në konceptin e besnikërisë së klientëve. Të dhënat janë mbledhur nga abonentët ‘mobile’ të kompanive të ndryshme që operojnë në tregun shqiptar, nëpërmjet një pyetësori dhe informacioni është përpunuar duke përdorur analizën e faktorëve. Rezultatet e kësaj analize konfirmuan impaktin e rëndësishëm të cilësisë së shërbimit, kënaqësisë së klientëve dhe imazhit të kompanisë në forcimin e besnikërisë së klientëve në industrinë e telekomunikacionit të Shqipëri.

Cilësia e shërbimit në telekomunikacionin ‘mobile’ në Shqipëri, aplikimi i strategjive të marketingut

Sektori i shërbimeve të telekominikacionit në Shqipëri karakterizohet nga ndryshime të mëdha në dy dekadat e fundit. Në çdo qytet të Shqipërisë vëzhgohet një rënie e përdorimit dhe çmimeve të shërbimeve fikse si dhë një rritje mbreslënëse e shërbimeve ‘mobile’. Ky raport merr në konsideratë shërbimet e komunikimit ‘mobile’ si dhe strategjitë e tyre të marketingut, si ato e arrijnë tregun dhe përmbushin objektivat e tyre. Fokusi i këtij studimi në strategjitë e marketingut lidhet kryesisht me cilësinë e shërbimit që ofrohet nga kompanitë celulare në Shqipëri. Gjithashtu, strategjia testohet nëse ka efektin e pritur ose nëse përkthehet në cilësinë e përceptuar nga klienti dhe në vlerësimin e tij të kompanisë respektive. Në analizën e të dhënave të studimit është treguar se ka një diferencë të konsiderueshme statistikisht midis cilësisë së ofruar nga kompanitë celulare dhe cilësisë së perceptuar nga klienti, pavarësisht se shërbimet e ofruara, paketat dhe produktet janë të një natyre homogjene. Të dhënat primare të siguruara në këtë studim sugjerojnë se kompanitë përveç strategjive të duhura të marketingut dhe krahasimit me aktorë të tjerë në treg, duhet të kenë parasysh komunikimin e integruar me marketingun dhe vendosjen e klientit në qëndër të shërbimeve të ofruara.

Raport i tregut te telekomunikacionit në Shqipëri – Analiza dhe Statistika

Tregu i vogël i telekomunikacionit në Shqipëri ka pësuar ndryshime thelbësore në vitet e fundit. Kompania Vodafone Albania pas blerjes së ISP-së ABCom në fillimin e vitit 2021, do të investojë 100 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës së linjave fikse. Ky investim  përputhet  me përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar disponueshmërinë dhe kushtet e aksesit në shërbimet ‘broadband’ në shkallë kombëtare. Zhvillimet në Shqipëri përputhen gjithashtu me vendet e tjera të rajonit ku përdorimi dhe përhapja e linjave të telefonisë fikse po ulet ndjeshëm ndërkohë që abonentët preferojnë zgjidhjet ‘mobile’. Sektori ‘mobile’ përfshin një rrjet të konsoliduar LTE, ndërkohë që opëratorët po investojnë në 5G me Ericsson si një nga prodhuesit kryesorë. Disa nga këto përpjekje po bëhen në bashkëpunim me Kosovën fqinje me qëllim krijimin e një korridori 5G përgjatë autostradës që lidh dy vendet.  Nga ana tjetër, përhapja e virusit COVID-19 vazhdon të ketë një impakt të konsiderueshëm në zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit në nivel global. Në vitet e ardhshme sektori i telekomit pritet qe të përjetojë një ulje në prodhimin e pajisjeve ‘mobile’. Në tërësi, progresi drejt 5G mund të shtyhet ose të ngadalësohet. Në këndvështrimin e konsumatorëve, shpenzimet në shërbimet dhe pajisjet e telekomunikacionit janë ulur nën presion nga efektet financiare të humbjeve të punës dhe limitimit të të ardhurave. Megjithatë natyra e domosdoshme e shërbimeve të telekomit, si për komunikimin në përgjithësi, por edhe si një mjet për punën nga shtëpia, do të përballojë këtë presion. 

Rreth nesh

Kush jemi ne?

Reputacion është një kompani, e cila ofron kërkime dhe studime të thelluara mbi tregun e telekomunikacionit dhe eksperiencën e klientëve në këtë fushë. Për ne, çdo vendimmarrje ka në thelb perceptimin, sfidat dhe pritshmëritë e klientëve. Reputacion është një ofrues si të dhënave parësore, të cilat sigurohen nga klientët dhe profesionistët e teknologjisë nëpërmjet metodologjive të ndryshme, që përfshijnë sondazhet online, sondazhet nëpërmjet telefonit, nëpërmjet postës, grupet e fokusit, intervista të thelluara etj. Kompania ka ndërtuar shërbime dhe zgjidhje inovative në tregun shqiptar, lidhur me të dhënat duke pasur si objektiv sjelljen e zërit të klientit në tregun e telekomunikacionit.

Ne i ndihmojmë operatorët dhe kompanitë të kuptojnë më mirë klientët, të identifikojnë mundësi për inovacion dhe të krijojnë produkte, shërbime dhe eksperienca të rëndësishme.

Udhëzimet dhe mjetet tona mundësojnë një vendimmarrje më të shpejtë dhe më të zgjuar lidhur me prioritetet e kompanive. Studimet tona të plota përfshijnë vlerësime të tregut, segmentizim të tij, eksperiencën e klientëve (duke përfshirë kënaqësinë dhe besnikërinë e tyre), kërkime të detajuara mbi marrëdhëniet klient/operator, eksperiencën e punonjësve dhe strategjitë e çmimeve.

Disa nga

Klientët tanë